English

Uria, sukses i rrallë me vogëlushin që tronditi botën

Kenia, 7 gusht 2011, NOA - Vetëm 10 ditë më parë fotot e tij tronditën botën duke i treguar se fëmijët po vdisnin nga uria në Somali.

Pas 10 ditësh, doktorët thonë se Minhaj Gedi Farah, vetëm 7 muajsh është jashtë rrezikut për jetën, në momentin kur ka shkuar në 29 mijë numri i fëmijevë të vdekur nga kequshqyerja.

Lajmi ka sjellë një situatë pozitive në kampin më të madh të refugjatëve në botë, një vend ku një baba varrosi brenda ditës dy vajzat e tij, dhe vëllain e tyre vetëm një ditë më pas.

Tani pesha e vogëlushit është 3.8 kg dhe sipas mjekëve të Komitetit Ndërkombëtar të Emergjencës, gjendja është e stablizizuar.

Fotografia e Minhaj është cilësuar si fytyra më e përvuajtur e urisë në 60 vitet e fundit. Pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore, sytë ë vogëlushit tashmë të gjallëruar, kanë reaguar kur kanë parë fotografin, i cili javë më parë solli dëshminë më rrënqethëse të katastrofës humanitare në botë, ku 1.25 milion fëmijë rrezikojnë vdekjen nga uria.

a.q/NOA

KOMENTE