Edhe katër ushtarë të NATO-s janë vrarë sot në dy sulme të ndara në Afganistan. Zyrtarët e NATO-s thanë se dy ushtarë u vranë në pjesën lindore të vendit dhe dy në jug.
Aleanca nuk ka dhenë detaje për ushtarët e vrarë. Sulmet e sotme vijnë vetëm një ditë pasi 30 ushtarë amerikanë humbën jetën nga rrëzimi i një helikopterit në Afganistanin lindor.
Me vdekjet e fundit, numri i të vrarëve në këtë vit ka arritur në 383, raporton RFE. Ndërkohë, zyra e presidentit francez Nikolas Sarkozi, tha se dy ushtarë francezë janë vrarë në përleshjet me militantët në luginën e verilindore të vendit Tagab.
Franca, aktualisht ka rreth një mijë trupa që shërbejnë në Afganistan, dhe ka vendosur të tërheqë forcat e saj në vitin 2014.