Kinë, 8 Gusht NOA - Njëqind e nëntë fëmijë kinezë kanë sfiduar Realin e Madridit në një sfidë tërheqëse që është zhvilluar në fushën e Guangzhou.
Edhe pse numri i të vegjëlve ka qenë jashtëzakonisht i madh, sërish formacioni i Murinjos ka arritur të fitojë me rezultatin 2 me 1.
Duartrokitje, buzëqeshje dhe shumë zbavitje ka qenë ajo çka i është ofruar të pranishmëve në stadium.
Numri i sfiduesve të vegjël nuk është zgjedhur rastësisht,pasi këtë vit, faktikisht është 109-vjetori i fondacionit të klubit madrilen që pikërisht në këto ditë, ka inauguruar një shkollë të re futbolli në Kinë, e dedikuar për 600 fëmijë nga mosha 6 deri në 15 vjeç.
r.b/NOA