English

Betimi i kreut të ri të Ushtrisë (VIDEO)

Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi, është emëruar sot Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare, me Dekret të Presidentit të Republikës Z. Bamir Topi nr. 7079, dt. 08.08.2011, në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 169, paragrafi 3 të Kushtetutës së Shqipërisë, me propozim të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Z. Sali Berisha duke zëvendësuar në këtë post ish Shefin e Shtabit, Gjeneral Major Maksim Malaj, i cili përfundoi mandatin e tij 3 vjeçar në krye të FA. Në një ceremoni solemne e cila u zhvillua sot në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, ku i pranishëm ishte Ministri i Mbrojtjes Z. Arben Imami dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, ish Shefi i Shtabit Gjeneral Malaj, i ka dorëzuar flamurin dhe emblemën e Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Gjunkshit, i cili vjen në këtë post nga Brigada e Mbështetjes Logjistike, ku kreu detyrën si Komandant i kësaj Brigade.

221

KOMENTE