Angli, 8 Gusht NOA - Manchester United ka arritur të fitojë , trofeun e parë sezonal në Angli, duke mundur City me rezultatin 3 me 2 në një kthim rezultati.
Skuadra e Mancinit ka nisur ndeshjen në avantazh 2 me 0 me golat e shënuar nga Lescott dhe Dzeko.
Në pjesën e dytë skuadra e Ferguson ka kthyer çdo gjë duke u bërë dhe fitimtare e ndeshjes.
Ka qenë Smalling, i cili fillimisht ka shkurtuar diferencën në minutën e 52 për ti lënë vendin talentit portugez Nani i cili ka vendosur fatin e kësaj ndeshje me një dopjetë, ku goli i fundit u realizua pikërisht në minutën e 94.
Një rezultat i tillë i ka dhuruar fitimin e 19-të të Superkupës së Anglisë skuadrës së United.
r.b/NOA