Torino, 8 Gusht NOA - Në pritje për të kuptuar të ardhmen e Vargas nëse do jetë sërish tek Fiorentina apo jo, Juventusi ka bërë disa hapa përpara në lidhje me misionin e saj në gjetje të një mesfushori të krahut të majtë.
Javën e ardhshme, faktikisht, në Hamburg një prej drejtuesve bardhë e zinj do të fluturojë në Gjermani pikërisht për të filluar negociatat për të sjellë talentin holandez në Torino.
Për Eljero Elia Marotta është i gatshëm të ofrojë një ofertë prej 8 milionë eurosh plus bonuset.
Në këtë rast drejtori i klubit të Juventusit ka dhe mbështetjen e Conte, i cili këtë herë ka shprehur pëlqimin e tij në drejtim të lojtarit.
r.b/NOA