Tiranë, 8 Gusht 2011 NOA/ Rid Bulku - Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, gjeti mirëkuptim të plotë sot me sopranon e njohur Ermonela Jaho, në lidhje me dy projekte të rëndësishme kulturore.
Sipas Jahos, projektet janë private dhe ato kanë të bëjnë me ngritjen e një shkolle operistike në Tiranë për promovimin e talenteve të reja, si dhe për ngritjen e një foleje në kryeqytet ku të mblidhen një herë në vit të gjithë artistët shqiptarë me famë ndërkombëtare.
Këto projekte do të ndihmojnë që Tirana të bëhet një stacion i rëndësishëm për artin, kulturën dhe turizmin, ka vlerësuar z.Basha në takimin me sopranon e njohur.
e.t/NOA