Mançester, 8 Gusht NOA - Manchester City nuk ka ndërmend të marrë nga Inter Wesley dhe për këtë fakt ka folur vetë Roberto Mancini, trajner i klubit anglez, që ka përgënjeshtruar të gjithë zërat që flisnin për një ofertë prej 30 milionë sterlinash për holandezin.
“Nuk ka asgjë të vërtetë – ka siguruar Mancini, gjatë konferencës për shtyp – Sneijder është një lojtar i Interit dhe asnjëherë nuk kemi biseduar me atë apo me klubin zikaltër”.
Tekniku italian ka konfirmuar se City është në kërkim të përforcimeve të tjera para mbylljes së merkatos më 31 gusht.
Emrat e sulmuesit Samuel Eto’o dhe të mesfushorit francez të Arsenalit Samir Nasri janë dy të preferuarit e teknikut italian.
r.b/NOA