English

Masakër në SHBA, vret 7 vetë dhe ekzekutohet nga policia

Ohajo, SHBA, 8 Gusht 2011 NOA – Masakër me tetë të vdekur dhe dy të plagosur në shtetin Ohajo (Ohio) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mes viktimave edhe një vajzë 11-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në Kopllej Taunship (Copley Township), një qytet i vogël në verilindje të Ohajos. Mediat lokale raportuan në shtetin amerikan të Ohajos se një njeri i armatosur ka qëlluar për vdekje shtatë persona, përfshirë një vajzë 11-vjeçare, para se edhe ai të vritej, nga policia. Shefi i policisë, Majkëll Majër, tha se pesë persona janë gjetur të vrarë në oborrin e një shtëpie, ndërsa dy të tjerët në tjetër lokacion. Majër tha se motivi i të shtënave nuk është i njohur ende, ndërsa mediat lokale raportojnë se rasti ka të bëjë me mosmarrëveshje familjare.

KOMENTE