English

Rekord, 61-vjeçarja amerikane me not nga Kuba në SHBA

Majami, 8 gusht 2011, NOA - Një 61-vjeçare amerikane shpreson të bëhet personi i parë që noton nga Kuba në Shtetet e Bashkuara. Tentativa e pazakontë e Dajen Nijad, ka nisur pasditen e së shtunës me orën lokale të Havanës, për të përshkuar me not dhe pa ndihmën e askujt distancën prej 166 kilometrash nga kryeqyteti kubanez deri në arqipelagun koralor të “Florida Kis”, 24 kilometra në jug të Majamit.

Kjo distancë mund të përshkohet për rreth 60 orë dhe notarja veterane Nijad është shprehur se “kjo është një garë me veten dhe asgjë më shumë se kaq”.

Për arritjen e këtij rekordi 61-vjeçarja është stërvitur shumë dhe prej kohësh në det të hapur në zonën e Karaibeve.

mit/NOA

KOMENTE