English

Xhemal Gjunkshi, shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm të FA

Tiranë, 8 gusht 2011, NOA – Gjeneral brigade Xhemal Gjunkshi u betua sot si Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Ceremonia e betimit të tij u zhvillua në selinë e Presidencës në prani të Komandantit të FA-ve presidentit Bamir Topi dhe përfaqësuesve të FA-ve.

Pasi u lexua formula e betimit, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve Xhemal Gjunkshi u betua se do t’i bindet Kushtetutës dhe Ligjit, dhe se do i shërbejë vendit dhe respektojë interesat e qytetarëve.

Xhemal Gjunkshi u dekretua nga Presidenti i Republikës në këtë detyrë me propozim të kryeministrit Sali Berisha.

Gjunkshi zëvendëson në këtë post ushtarak gjeneralin Maksim Malaj, i cili do të dorëzojë sot detyrën e kreut të Forcave të Armatosura.

mit/NOA

KOMENTE