Tiranë, 9 gusht 2011, NOA - Eagle Mobile vazhdon të kryesojë ndjeshëm garën e shërbimit të Bartjes së Numrit (Mobile Number Portability). Që nga lançimi i këtij shërbimi në muajin Maj deri më tani afro 5 mijë abonentë kanë zgjedhur shërbimet e Eagle Mobile, duke mbajtur të pandryshuar numrin e tyre. 4 Muaj pas lançimit të Shërbimit të Bartjes së Numrit, Eagle Mobile rezulton të jetë operatori më i preferuar nga përdoruesit e këtij shërbimi, me një diferencë të theksuar prej mijëra abonentësh krahasuar me operatorët e tjerë që operojnë në tregun shqiptar të telefonisë së lëvizshme.
Shërbimi i Bartjes së Numrit ka gjallëruar ndjeshëm konkurrencën në tregun e telefonisë celulare në Shqipëri, duke bërë që mijëra përdorues të telefonisë së lëvizshme të preferojnë shërbimet celulare të operatorit më atraktiv si në oferta ashtu edhe në cilësinë e shumëllojshmërinë e shërbimeve.
Shërbimet cilësore dhe ofertat atraktive të këtij operatori kanë bërë që shumë njerëz të mos hezitojnë në ndërrimin e Ofruesit të Shërbimeve Celulare pa ndryshuar numrin e tyre.
Eagle Mobile që në fillim ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol mjaft aktiv në rritjen e konkurrencës në tregun e telefonisë celulare në Shqipëri, duke sjellë shërbime të reja dhe duke kërkuar vazhdimisht hapjen e rrugës për ofrimin shërbimeve mjaft të rëndësishme si teknologjinë 3G dhe Bartjes së Numrit për përdoruesin shqiptar. Eagle ka theksuar vazhdimisht se përfituesi kryesor i këtyre shërbimeve do të jenë vetë konsumatori shqiptar.
Eagle Mobile duke falënderuar të gjithë abonentët e rinj që preferuan të përfitojnë nga shërbimet e këtij operatori, mirëpret të gjithë ata që duan të mbajnë numrin e pandryshuar dhe u garanton këtyre përdoruesve se do gjejnë një botë plot ngjyra me shërbime dhe oferta mjaft të leverdisshme.
a.q/NOA