Uashington DC, 9 Gusht 2011 NOA - Gjykata amerikane lejon padi kundër Ramsfeldit, nga dy shtetasit amerikanë, të cilët pohojnë se janë torturuar gjatë kohës që mbaheshin në burg nga ushtria amerikane në Irak.
Dy amerikanëve u është hapur rruga që ata të padisin ish-sekretarin e Mbrojtjes, Donald Ramsfeld, u bë sot e ditur nga Gjykata Federale e Apelit në Shtetet e Bashkuara. Donald Vans dhe Natan Ertell thonë se janë arrestuar nga ushtria amerikane pas raportimit të aktiviteteve të paligjshme të një kompanie private të sigurimit, për të cilën ata punonin. Gjykata ka hedhur poshtë kërkesën e Ramsfeldit dhe të Qeverisë së SHBA-së për të zhvlerësuar akuzën dhe pretendimin e dy amerikanëve.
Dy shtetasit amerikanë kanë argumentuar mjaft se Ramsfeld ka autorizuar personalisht “teknika të ashpra të hetimit”.
Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse ai e ka bërë me të vërtetë një gjë të tillë, - thotë Gjykata Federale e Apelit në Shtetet e Bashkuara.
e.t/NOA