Buonos Ajres, 9 gusht 2011, NOA – Shumë vite pas vdekjes, ylli hollivudian Merlin Monro vazhdon të kushtojë miliona dollarë. Një ankand i rrallë është hapur në Buonos Ajres, në qendër të të cilit është filmi porno me metrazh të shkurtër i aktores. Oferta super të majme kanë ardhur nga SHBA, Norvegjia e Japonia, duke u ndalur në 280, 260 dhe 250 milion dollarë.
Filmi bardhë e zi, me format 8 mm, i gjatë vetëm 6 minuta mendohet se është xhiruar në vitet 1946 – 1947 në kohën kur aktorja, atëherë minorene, kërkonte të futej në botën e kinemasë.
Megjithatë, filmi ka shkaktuar shumë polemika mes producentëve dhe kritikëve të artit.
Disa mohojnë se aktorja në filmin porno është Monro, ndërsa të tjetrë bazuar edhe në ekspertizën e FBI pohojnë se biondja – erotike është e bukura Monro.
a.q/NOA