English

Gedaf akuzon NATO-n për vrasjen e 85 civilëve, NATO: S’ka prova

Tripoli, 9 gusht 2011, NOA – Zëdhënësi i Qeverisë libiane, Musa Ibrahim, tha se sulmet e fundit të Aleancës kanë vrarë 85 fshatarë, përfshirë dhe 33 fëmijë në Zlitan, 150 km nga Tripoli. Sipas tij, ajo që ka ndodhur mbi civilët është një “masakër”. “Tridhjetë e tre fëmijë, 32 gra dhe 20 burra nga 12 familje u vranë në masakër”, tha Musa. Por, NATO tha se sulmet ajrore pranë qytetit Zliten, në perëndim të Libisë, ishin të ligjshme dhe se nuk ka prova të pretendimeve të Tripolit, që flasin për 85 persona të vrarë. Kolonel Roland Lavoi tha se NATO paraprakisht merr masa ekstreme, për të mos dëmtuar civilët e pafajshëm që jetojnë ose punojnë pranë zonave që bombardohen. a.q/NOA

KOMENTE