English

Përplas për vdekje këmbësorin, arrestohet drejtuesi i kamionit

Tiranë, 9 gusht 2011, NOA - Mbrëmë nga Njësia Rajonale e Policisë Rrugore u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Aleks Mark Prendi, 36 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë pasi rreth orës 11.20, në rrugen Vorë-Fushë Kruje, në afërsi të degëzimit te Rinasit, duke drejtuar automjetin “Astra” kamion me targë TR 3462 P, dhe duke qarkulluar në drejtimin Vorë-Fushe Krujë, ka aksidentuar këmbësorin Liman Ibrahim Doda, 48 vjeç, lindur e banues në Draç të Durrësit.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, i aksidentuari është dërguar në QSUT, ku pas disa orësh ka gjetur vdekjen.

a.q/NOA

KOMENTE