English

Përplaset furgoni i policisë, një i plagosur në gjendje të rëndë

Lezhë, 9 gusht 2011, NOA – Një furgon policie është përplasur sot pasdite pas njoftimit për një ngjarje. Aksidenti automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, ku furgoni me uniformat blu është përplasur me furgonin e pasagjerëve.

Një polic i grupit të gatshëm në Drejtorinë e Qarkut të Lezhës, ka mbetur i plagosur rëndë, pasi automjeti i policisë me të cilën udhëtonte, është përplasur me një furgon pasagjerësh. Burime nga policia bëjnë me dije se furgoni i policisë ka qenë duke ecur me shpejtësi të madhe, pasi po shkonte në një zonë ku kishte konflikt. Mësohet gjithashtu se nga ky aksident, kanë mbetur të lënduar lehtë edhe disa pasagjerë, që ndodheshin në furgonin që është përplasur me automjetin e policisë. Sipas bluzave të bardha, polici i shtruar në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

a.q/NOA

KOMENTE