English

RISHM padi drejtuesve të grevës së urisë: Dëmtuan pronën publike

Bulqizë, 9 gusht 2011, NOA – Reparti i Inspektimit dhe Shpëtimit të Minierave ka dorëzuar para pak minutash në prokurorinë e krimeve të rënda një padi penale ndaj drejtuesve të grevës së urisë së 13 minatorëve të Bulqizës. Sipas tyre, drejtuesit akuzohet për dëmtim të pronës publike si dhe shkelje të normave të sigurisë në punë.

Në padinë ë tyre përfaqësuesit e RISHM deklarohen se veprimtaria e këtyre ditevë po rrezikon jetën e minatorëve.

Katër inspektorë të Repartit të Inspektimit dhe Shpëtimit të Minierave, hynë sot brenda minierës së Bulqizës ku prej 16-të ditësh vijon greva e urisë. Specialistët e RISHM-it të shoqëruar edhe nga minatorët inspektuan nga afër gjendjen brenda në galeri. Reparti i Inspektimit dhe Shpëtimit të Minierave i kërkoi dje Ministrisë së Ekonomisë, mbylljen e përkoshme të minierës së Bulqizës, deri në rikonstruksionin e saj. Sipas RISHM pezullimi i punës për një kohë të gjatë në minierë do të çojë në degradimin e saj.

Kërkesa u pranua nga Ministria e Ekonomisë, e cila ka vendosur pezullimin e përkohshmë të shfrytëzimit të minierës së Bulqizës, deri në rehabilitimin e saj.

a.q/NOA

KOMENTE