Bejrut, 9 gusht 2011, NOA – Të paktën 50 viktima ( civilë) numërohen vetëm ditën e sotme në rajone të ndryshme të Sirisë. Sipas burimeve prane aktivistëve sirianë, viktimat janë qëlluar nga forcat e sigurisë dhe ato ushtarake qeveritare.
26 persona kanë vdekur në një zonë në veri të Hama-s. 5 prej tyre ishin fëmijë, të qëlluar nga snajper.
Ndërsa 17 persona të tjera humbën jetën në zonën prane kufirit me Irakun.
a.q/NOA