English

Tiranë – Elbasan, pas 2 vjetësh udhëtimi vetëm 18 minuta

Elbasan, 9 gusht 2011, NOA – Brenda vitit 2013, udhëtimi nga Tirana drejt Elbasanit dhe anasjelltas do të shkurtohet ndjeshëm, saktësisht 18 minuta. Garancia është dhënë nga ministri i transporteve Sokol Olldashi gjatë inspektimit të fillimit të punimeve për një prej projekteve me më të rëndësishëm infrastrukturor në vend, që është autostrada Tiranë-Elbasan.

Pasi, ka inspektuar filllimin e punimeve për hapjen e tunelit të këtij aksi, ministri i Transporteve Sokol Olldashi tha se në bazë të ecurisë së punës, parashikimet flasin që në fillim të vitit 2013, ky aks të jetë i kalueshëm, ndërsa do të shkurtojë ndjeshëm largësinë Tiranë-Elbasan.

Për ndërtimin e kësaj rruge parashikohet të përdoret një fond rreth 440 milionë euro. Ndërtimi i autostradës përfshin disa tunele të vegjël, ndërsa më i gjati shkon në 2.2 kilometra.

Projekti do të përfshijë edhe 14 nënkalime dhe mbikalime për të bërë të mundur mosndërprerjen e rrugës, si dhe dy rreth-qarkullime në afërsi të Elbasanit.

a.q/NOA

KOMENTE