English

Urgjente trajtimi i borxheve dhe reduktimi i defiçitit

Dan Robinson

Presidenti foli ndërkohë që tregjet amerikane përballeshin me humbje të theksuara pas rënies prej 5 përqindësh të premten e kaluar dhe pas humbjeve të së hënës në tregjet kryesore të Evropës dhe Azisë.

Duke folur ndërkohë që Dow Jones pësoi humbje prej 4.5 përqindësh, zoti Obama foli rreth uljes së klasifikimit të premten të vlerës së kreditimit për vendin nga agjencia e vlerësimit Standard & Poor’s.

Ai tha se kjo ndodhi më shumë si rezultat i dyshimeve ndaj aftësive të sistemit politik amerikan për të vepruar pas disa javësh debatesh politike, sesa nga aftësitë e Shteteve të Bashkuara për të paguar borxhet e saj.

Duke thënë se investitorët globalë vazhdojnë të besojnë se klasifikimi i kreditimit amerikan është në nivelin më të lartë, zoti Obama shtoi se ulja e klasifikimit thekson nevojën për të vazhduar rregullimin e sistemit fiskal amerikan.

“Fakti është se nuk kishim nevojë për një agjenci vlerësimit të na tregonte se ne kemi nevojë për të trajtim të balancuar dhe afatgjatë për reduktimin e defiçitit. Kjo situatë ka qënë javën e kaluar, vitin e kaluar dhe ditën që unë erdha në Shtëpinë e Bardhë.”

Zoti Obama tha se ishte e qartë se debati i stërgjatur mbi rritjen e kufirit të huamarrjes, ku kërcënimi i falimentimit u përdor si mjet negociimi, mund të dëmtojë ekonominë amerikane dhe globale.

Zoti Obama tha se shkurtimet e shpenzimeve të brendshme dhe të mbrojtjes në kompomisin e fundit për huamarrjen duhet të ndiqen nga reforma të mëtejshme taksimi dhe rregullime modeste të programeve si Medicare, për të cilën tha se janë të mundshme pa hapa radikalë.

Amerikanët janë të shqetësuar rreth së ardhmes së tyre, tha presidenti Obama, por prova është se si Amerika reagon ndaj sfidave ekonomike.

“Se si reagojmë ndaj këtyre provave, varet tërësisht nga ne. Tregjet do të shtohen dhe bien, por ne po flasim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pavarësisht se çfarë mund të thotë një agjenci, ne kemi qënë dhe gjithmonë do të jemi një vend me vlersimin më të lartë.”

Standard & Poor’s mbrojnë uljen e klasifikimit për Shtetet e Bashkuara, duke thënë se është në linjë me nivelet e borxheve amerikane dhe pamundësisë së Kongresit dhe presidentit që të arrijnë një konsensus politik.

Presidenti Obama tha se shpreson se zhvlerësimi i Standard & Poor’s do të ndikojë në shtimin e urgjencës për komisionin dypalësh ende të paformuar në kongres për të arritur kompromis.

Komisioni në fjalë pritet të ofrojë rekomandimet e tij deri në nëntor për një reduktim shpenzimesh prej 1.5 trilion dollarësh përtej 900 billion dollarësh në shkurtimet paraprake. Nëse nuk arrihet marrëveshje, shkurtimet automatike do të futen në fuqi. Zoti Obama ka thënë se së shpejti do të paraqesë propozime për komisionin për të shqyrtuar fazën e ardhshme të marrëveshjes së borxhit dhe shkurtimit të defiçitit.

*Marrë nga “Zëri i Amerikës

KOMENTE