English

Zjarri në banesë, policia: Foshnja 11 muajshte 11 lënë vetëm

Malësi e Madhe, 9 gusht 2011, NOA – Policia e Malësisë së Madhe ka sqaruar rrethanat e zjarrit të rënë sot, pak para mesditës në një banesë të fshatit Palvar, Komuna Qëndër. Sipas njoftimit zyrtar, zjarri ka rënë në banesën tre kateshe, në pronësi të shtetasit Beg Gjeçaj. Menjëherë në vendi e ngjarjes kanë mbërritur dy zjarrfikse të rrethit M.Madhe dhe një zjarrfikese nga Shkodra, si dhe shërbimet policore, ku megjithë ndërhyrjen e tyre, banesa është dejgur plotësisht, pasi ka qenë e amortizuar. Si pasoje e djegies së baneses, ka gjetur vdekjen shtetësja Reila A. Gjeçaj, 11 muajshe, e cila në kohën që ka rënë zjarri ndodhej në banese. Nga veprimet e para hetimore të kryera në vendin e ngjarjes, nga grupi hetimor, dyshohet që ngjarja të jetë aksidentale dhe shkak i rënies së zjarrit mendohet të ketë qenë një shkëndije elektrike. Në lidhje me rastin në fjalë po kryen veprimet e duhura proceduriale e hetimore dhe po punohet për zbardhjen e plotë dhe sqarimin e shkakut të renies së zjarrit. a.q/NOA

KOMENTE