San Paulo, 10 gusht, NOA - Një ashensor në një ndërtesë në ndërtim e sipër ra nga kati i 28-të sot në Salvador de Bahia. Të nëntë punëtorët e ndërtimit të cilët ishin në bord kanë vdekur në rrëzim.
"Ata janë ngjitur për të filluar punën - tha për mediat vendase Manoel Segura, kryeinxhinieri i punimeve. - Ne nuk e dimë se çfarë ka ndodhur, çdo gjë ishte e kontrolluar ditë më parë".
Policia ka hapur një hetim, pasi ashensori kishte një kapacitet maksimal prej tetë personash dhe muratorët që vdiqën ishin nëntë. Ndërkohë sindikatat e punëtorëve kanë kërkuar më shumë masa sigurie në vendet e punës dhe i kanë kërkuar gjykatës të bllokojë ndërtimin e objektit