English

Bushati: Aleanca Demokristiane mbështet kandidaturën e Topallit për Presidente

Tiranë, 10 Gusht 2011 NOA – Kryetarja aktuale e Kuvendit propozohet për Presidente të Republikës. Emri i Topallit propozohet sot publikisht nga Aleanca Demokristiane e drejtuar nga ambasador Zef Bushati.

Kjo forcë politike kritikon edhe Presidentin Bamir Topi duke vlerësuar se ai “demonstroi paaftësi dhe inkompetencë në kryerjen e detyrës”.

Sipas ADK, “qëndrimet e tij me influenca të qarta politike, duke mbështetur haptas të majtën socialiste nuk i kanë shërbyer rolit Kushtetues te Presidentit si përfaqësues i unitetit të popullit”.

Partia Aleanca Demokristiane po ndjek me vëmendje procesin e vetëdeklarimit dhe të mbështetjes qe individë te veçantë apo përfaqësues te subjekteve te vogla politike ne Tirane kane filluar te bëjnë ne prag te zgjedhjes se Presidentit te Republikës ne pranverën e vitit te ardhshëm.

Partia Aleanca Demokristiane vlerëson se z.Bamir Topi u zgjodh ne detyrën e Presidentit të Republikës i propozuar nga Kryeministri Berisha dhe Partia Demokratike duke qene i angazhuar ne politike ne detyrën e nënkryetarit të PD-se dhe kryetar i grupi parlamentar.

“Topit në asnjë rast nuk i është kërkuar nga forcat e djathta politike të maxhorancës qeverisëse, qe gjate ushtrimit te detyrës se Presidentit te dekretoje ligje apo akte te tjera qe rrjedhin nga funksioni Kushtetues i Presidentit me ngarkesa politike te krahut te djathtë”, - tha z.Bushati. Partia Aleanca Demokristiane konstaton se Bamir Topi përkundrazi dhe në kundërshtim me funksionin ka shprehur hapur bashkëpunimin me te majtët socialiste opozitare e cila kulmoi dhe me votën e hedhur prej tij për kryesocialistin Rama.

Nisur nga kritikat për z.Topi, ADK thotë: “Aleanca Demokristiane dhe te gjithë demokristianet e kudo ndodhur do te mbështesin fuqimisht nëpërmjet një lobingu intensiv kandidaturën e znj. Jozefina Topalli për Presidente te Republikës se Shqipërisë”.

Bushati vlerëson se zonja Topalli është një kandidaturë e plotësuar e cila ka demonstruar një pjekuri politike e diplomatike si një grua e forte e me mjaft autoritet kombëtar e ndërkombëtar. Ndaj Partia Aleanca Demokristiane shpreh bindjen se zonja Topalli me kandidaturën e saj “plotëson atë boshllëk ne historinë e Presidentëve Shqiptare nga viti 1912 qe, për here te pare ne historinë e Shqipërisë President te jete një zonjë...”.

r.b/NOA

KOMENTE
  • Alban Memushi20:25 - 10 Gusht 2011
    Tani i zgjodhi hallet shqiperia qe do zgjedhi presidente dhe kurve ! Na vafte mbare te kemi fatin e kurves.