English

Çamët kundër Dules: Ka frikë nga përkatësia etnike

Tiranë, 10 gusht 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Disa ora pas deklaratës së kreut të PBDNJ, Vangjel Dule ka mbërritur reagimi i PDIU, drejtuar nga Shpëtim Idrizi.

“Ne i themi zotit Dule se sot askush nuk duhet te kete frike te deklaroje perkatesine e vet etnike te vertete, si ne kohen e Enver Hoxhes, por ky vetedeklarim duhet te behet mbi baza objektive. Vetem vetedeklarimi mbi themele objektive si afirmim i identitetit etnik ne fushen e gjuhes, kultures, etj eshte e drejte kushtetuese, dhe asgje tjeter. Vetëdeklarim do të thotë që të deklarosh lirshëm atë që je objektivisht dhe jo të deklarosh çfarë të duash përfshi këtu të pavërteta”, thuhet në deklaratën e PDIU-së. “Këto amendamente të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet nuk kanë pse të shqetësojnë askënd, as përfaqësuesit e minoritetit, as qytetarët shqiptarë. Këto amendamente duhet të shqetësojnë vetëm ata që shpresonin të ngrinin fantazmën e të ashtuquajturit "Vorio Epir" me anë të regjistrimit, duke berë vetëdeklarime nëpërmjet pensioneve dhe parave të thata në dorë. Një shoqëri demokratike nuk mund t'i pranojë këto fenomene, prandaj amendamentet e PDIU-së, të cilat duket se kanë shqetësuar jo vëllezërit tanë minoritarë, por persona që dëshirojnë të luajnë politikisht me ndjenjat e tyre, përbëjnë një gur themeli në demokratizimin e shoqërisë shqiptare”, përfundon deklarata e PDIU lidhur me qëndrimin publik të kreut të PBDNJ, Vangjel Dule.

PDBNJ, njihet tashmë i parti politike e komunitetit grek në vendin tonë, ndëra më shumë se një vit më parë u grupuan në një forcë politike edhe çamët.

Regjistrimi i popullisë ka çelur kështu një tjetër debat mes dy partive, njëra prej të cilave ( PBDNJ) kishte përfaqësuesin e saj në qeveri, pas zgjedhjeve të 2009 –tës.

a.q/NOA

KOMENTE
  • Alban Memushi20:18 - 10 Gusht 2011
    Dhe Idrizi tha nje fjale te punoje me salin djale , sala shet sala vret idrizi behet patriot i shkret ! Ne nje qeverri me dy koka nuk mbrohet vendi me ate qe hap gropa . Prandaj o idriz o i shkrete ne qofte se do te behesh patriot i vertet , behu burr si Avni Rystemi dhe vri sali koke qenin . Ah se harrova dullen ate nenen ty dhe kryedhespotit anastases.