English

Durrës, banorët gjejnë fqinjin e vdekur në hyrje të pallatit

Durrës, 10 Gusht 2011 NOA – Një burrë është gjetur i vdekur mbrëmjen e sotme në afërsi të banesës së tij në një ndërtesë banimi në qytetin bregdetar të Durrësit.

Viktima u identifikua si Agron Guri, rreth 55 vjeç, banues në lagjen nr 5 në qytetin e Durrësit. Ai u gjet nga fqinjët teksa qëndronte i palëvizur në korridorin e shkallëve në ngjitje të katit të dytë të pallatit ku jetojnë.

Thirrja e policisë dhe ambulancës ishte e pavlerë sepse 55 vjeçari kishte humbur jetën.

Hetimet e para flasin për një vdekje aksidentale. Dyshohet se i ndjeri kishte probleme me zemrën të cilat u nxitën deri në vdekje, për shkak të konsumimit të pijeve alkoolike.

Kohët e fundit ka një rritje shqetësuese të rasteve të vdekjeve nga konsumimi i alkoolit në vend.

e.t/NOA

KOMENTE