English

E plotë – Kuotat e pranimit në universitete për vitin e ri akademik

Tiranë, 10 Gusht 2011 NOA/ Rid Bulku – Qeveria shqiptare shpalli sot kuotat e pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë për vitin akademik 2011 - 2012.

Sipas vendimit që mori sot Këshilli i Ministrave, kuotat e përgjithshme të pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2011 – 2012, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, janë 25 363, ku 25 143 janë kuotat e pranimit për kandidatët brenda territorit të vendit.

Kuotat janë të ndara, si më poshtë: a) Kuota e pranimeve të reja për programet e studimit të ciklit të parë 24 643; b) Kuota për program të dytë studimi 200; c) Kuota për transferim studimesh 300; ç) Kuota për shtetasit e huaj 220.”.

Vendimi i sotëm i qeverisë përfshin edhe se kandidatët që fitojnë të drejtën për të ndjekur një program studimi të ciklit të parë, në institucionet publike të arsimit të lartë, në vitin e ri akademik 2011 – 2012, dhe që vijnë nga këto shtresa sociale, si: personat që nuk shikojnë/personat që nuk dëgjojnë, invalidët e punës dhe fëmijët e tyre, invalidët paraplegjikë dhe tetraplegjikë dhe fëmijët e tyre, jetimët, fëmijët romë, ballkano-egjiptianë, fëmijët nga prindër të dënuar politikë me heqje lirie, fëmijë të policëve e të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të rënë ose të plagosur për shkak të detyrës, përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit”.

e.t/NOA

KOMENTE