English

Greva, reagon ACR: Me minatorët takohemi në Peshkopi

Tiranë, 10 gusht 2011, NOA – ACR ka reaguar sot pas protestës së minatorëve ne veri të vendit.

Në deklaratën zyrtare theksohet se “ACR ka patur dhe vazhdon të ketë vullnetin e mirë për të zhvilluar bisedime konstruktive me minatorët. ACR nuk insiston që takimi të zhvillohet në Tiranë, ndërkohë propozon që takimi të zhvillohet në qytetin e Peshkopisë, për lidhjen dhe afërsinë që ka me Bulqizën, për të qënë më pranë minatorëve dhe për të garantuar mbarëvajtjen e negociatave.”

“Jemi gati të ulemi në bisedime me secilin nga minatorët e kompanisë sonë përvec atyre personave që kanë ushtruar dhunë ndaj administratës së ACR. Pas insistimit të vazhdueshm të një grupi minatorësh të cilët mendojnë se kërkesat e tyre nuk janë përfaqësuar sic duhet , ACR kërkon që një përfaqësues i tyre të përfshihet në grupin e 5 minatoreve që do të marrin pjesë në negociata. ACR eshte e gatshme te bisedoje me minatoret sa me shpejt te jete e mundur”, përfundon deklarata e kompanisë koncensionare të minierës së Bulqizës, ACR.

a.q/NOA

KOMENTE