Tiranë, 10 gusht, NOA-Facebook do të shkatërrohet më 5 nëntor. Ky është premtimi - kërcënim i hakerëve Anonymous. Hakerat thonë se teorikisht gjithçka që ndodh në rrjetin social duhet të mbetet brenda tij, por kompania i përdor këto informacione për arsye personale dhe komerciale. Nuk do të thotë asgjë ndryshimi i parametrave të privatësisë.
Gjithashtu pas dorëheqjes të motrës së Mark Zuckerberg-së, Randi, në lidhje me anonimitetin online, Anonymous shpallin betejën. Vitin 2011 do të mbahet mend si viti i hakerave: rasti më i bujshëm ishte ai që e goditi Playstation Network në prill, ndjekur më pas nga sulmet ndaj forcave qeveritare dhe kompanive të mëdha, por edhe universiteteve.
a.e./NOA