Londër, 10 gusht 2011, NOA - Kryeministri britanik Devid Kameron, tha sot se qeveria e tij do t`i japë fund dhunës e cila ka vijuar për të katërtën ditë me radhë në rrugët e Londrës dhe më pas edhe në qytete të tjera. Në një deklaratë televizive Kamerun pohoi se për çdo veprim të nevojshëm do të ndërmerren masa për të rivendosur rendin në Londër, pas rritjes së numrit të trupave policore, situata gjatë natës ishte e qetë. Policia ka bërë të ditur se tre persona kanë humbur jetën, pasi u goditën nga një makinë gjatë trazirave. Qindra persona janë arrestuar, ndërsa vetëm në Londër thuhet se janë ndaluar rreth 800 persona.
Trazira janë raportuar në qytetet të tjera, duke përfshirë Mançesterin dhe Birmingemin. a.q/NOA