Tiranë, 10 gusht 2011, NOA – Në vijim të aksioneve për parandalimin e vjedhjeve në Tiranë, policia arrestoi shtetasin në kërkim Medi Hamdi Peposhi, banues në Laknas, Kamëz.
18-vjeçari u arrestua pasi ishte dënuar në mungesë me tre muaj burg për vjedhje të kryer në bashkëpunim.
Ndërkohë në një aksion tjetër blutë e Tiranës arrestuan mbrëmë 17-vjeçarin me iniciale A.Sh, pasi një ditë më parë dyshohet se ka vjedhur motorrin e markës lifan në pronësi të një shtetasi tjetër.
mit/NOA