Shkodër, 10 gusht 2011, NOA – Dy shtetas kosovarë nga Peja janë kapur në pikën kufitare të Muriqanit duke kaluar kufirin shqiptar drejt Kosovës me pasaporta biometrike shqiptare, të cilat u përkitnin dy shtetasve të tjerë shqiptarë nga Shqipëria.
Me akuzën e falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave, policia e Shkodrës arrestoi 21-vjeçarin Ilir Hyseni dhe 31-vjeçarin Betim Elshani, që të dy lindur dhe banues në Pejë të Kosovës.
Policia e Shkodrës bëri me dije se dy pejanët u kapën dje gjatë orëve të drekës në momentin e kalimit në kufi me pasaporta biometrike shqiptare që përmbanin përkatësisht gjeneralitetet e shtetasve shqiptarë L. D. dhe Xh. G.
Ilir Hyseni dhe Betim Elshani, i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Shkodrës.
mit/NOA