English

Keta thirrje minatorëve: Të takohemi me ACR-në në Peshkopi

Bulqizë, 10 gusht 2011, NOA - Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Roland Keta i ka bërë thirrje minatorëve që nesër të jenë të pranishëm, në takimin që do të zhvillohet me përfaqësuesit e ACR-së, në Peshkopi. “Sot kam pasur kontakte me ACR dhe nesër pritet një takim në prefekturë. I bëjë ftesë minatorëve, të zgjedhin vet përfaqësinë, që të jenë nesër të pranishëm. Përshëndes tolerancën që treguan minatorët duke kërkuar 20%. Është e drejta e minatorëve dhe ACR të kenë përfaqësuesit e tyre, e rëndësishme është të ulen palët e të bisedojnë për zgjidhjen

”, u shpreh Keta. Keta i ka bërë thirrje palëve për të ruajtur qetësinë duke shprehur besimin për arritjen e një marrëveshjeje në takimin e ditës së nesërme.

a.q/NOA

KOMENTE