Moti Neser - E enjte, 11 gusht 2011
Sipas MeteoAlb: Edhe neser vendi yne do te jete ne kushte stabilizuese atmosferike ku moti i kthjellet do te dominoje qe ne mëngjes por duke ju afruar oreve te mesdite do te kete kalime vranësirash te lehta neper te gjithë zonën malore te Shqipërisë.
Edhe pjesa e dyte e ditës do te mbetet me te njëjtat kushte meteorologjike ku zonat e ulta dhe bregdetare do te jene me mot te kthjellet ndersa ne zonat malore pergjate kufirit Lindor te pranishme do te jene vranesirat kalimtare por me dominuese do te jene kthjellimet.
Persa i perket situates termike, temperaturat e ajrit do te pesojne 3 grade renie ne vlerat minimale por nuk do te kete ndryshime te dukshme ne vlerat maksimale.
Era do te fryje e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtesi 24 km/h dhe drejtim Perendimor ndersa dallgezimi ne det do te mbetet 2 balle.
Europa
Moti– E enjte, 11 gusht 2011
Sërish të Enjten, 11 gusht 2011, Europa veriperëndimore edhe nje pjese e Europes verilindore pritet të karakterizohen nga kushte te paqëndrueshme atmosferike pasi vranesirat dhe shirat me intensitet te larte do te dominojne keto rajone.
Shira me te dendur do te kete ne Vendet e Balltikut, Ishujt Britanike dhe ne skandinavi. Po ashtu vranesira dhe shira do te kete nje pjse e Ballkanit si edhe zona e Alpeve ku gjate pasdites problematike ne keto rajone do te jene edhe stuhitë e forta te erës ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Evropian do te dominohet nga moti i kthjellet dhe temperatura te larta.
Ngjarje ekstreme në Europë:
E enjte, 11 gusht 2011
Balltiku rrezikon shira intensive dhe stuhi te forta ere;
Ishujt Britanike rrezikojnë shira intensive dhe temperatura te ulëta;