Tiranë, 10 gusht 2011, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e mërkurë, 10 gusht 2011.
Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor: “Shkaku i vonesës. Rritja e pagave, DAP bllokoi vendimin”. Tituj të tjerë të faqes së parë: “Ç’farë bisedoi Kadri Hazbiu me Fiqerete Shehun para trupit të pajetë të Mehmet Shehut”; “Opinion nga Elsa Ballauri: Përsëri për Piramidën”.
E përditshmja “Shqip” çelet me titullin kryesor: “FBI arreston biznesmenin e hidrocentraleve shqiptare”. Argumente të tjerë në faqen e parë: “Luan Rama: Ministrat nuk janë të paprekshëm”; “Greva në ditën e 17-të, ACR dhe minatorët nuk merren dot vesh për vendtakimin”; “Intervista, Nard Ndoka: Topi, kandidat i opozitës për President”; “Ekonomia, Rikthimi i fantazmës së krizës globale”.
Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor: “Gjinushi: Opozita s’fiton sepse Rama është pasiv”. Në vijim të faqes së parë veçojmë titujt: “Tuneli Tiranë-Elbasan, hapen 45 metrat e parë”; “Bashkia, kontrolll tregjeve në Tiranë”; “Austri, Arratisen nga burgu 2 lupenët shqiptarë”. Ndërsa në suplementin summer time “Dëshira seksuale që mundojnë vazhdimisht mendjen mashkullore”; “Gossip, Miranda Kerr: Dashuria më bën të ndihem e bukur”.
Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor: “40 mijë dollarë për 6 minuta fjalim”. Tituj të tjerë në brendësi të gazetës: “Opinion nga Musatafa Nano: R.Clark nuk e paska për gjë të mbrojë maskarenjtë”; “Letër e hapur për Eliza Dushkun”; “Më thanë ‘hap gojën’ sa do të prishësh grevën”.
“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Pranga tre shqiptarëve. Laboratori në Itali, kapen 170 kg heroinë”. Më tej mund të lexoni: “Përplasja në forumet e LSI, Rama: Tavo të flasë në analizën e partisë”; “Ribotohet esseja e plotë e Kristo Frashërit. Si u shtrembërua historia e Epirit”. Ndërsa në suplementin summer pages “Qemal Kërtusha: Incidenti kur këndova Granatën para byrosë”; “Bulevardi politik: Morali i flokëve të bardha të Neritan Cekës”; “Album: Flori dhe Elvana, dy gjysmat që plotësojnë njëra tjetrën”.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.
mit/NOA