Tiranë, 10 Gusht 2011 NOA – Qeveria shqiptare ka vendosur të pranojë kërkesën e Pragës zyrtare që të kthejë të gjithë shtetasit shqiptarë që nuk aprovohet të qëndrojnë në Çeki.
Vendimi i sotëm i qeverisë “Berisha” vjen në kuadër të zbatimit të marrëveshjes, ndërmjet Komunitetit Europian dhe Republikës së Shqipërisë, për ripranimin e personave me qëndrim të paautorizuar, të 14 prillit 2005.
Në të vërtetë kjo marrëveshje ishte një kusht themelor i BE për të vijuar negociatat me Shqipërinë që vendi ynë të aplikojë për anëtarësim.
Në të kundërt, disa vende të rajonit kanë refuzuar të firmosin marrëveshjet e ripranimit duke vlerësuar se nuk është e dobishme për këto vende që të rikthehen emigrantët.
e.t/NOA