Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria kompenson biznesin e vogël për kasat fiskale
English

Qeveria kompenson biznesin e vogël për kasat fiskale

Tiranë, 10 gusht 2011, NOA - Qeveria mori sot vendimin për kompensimin e taksës së biznesit të vogël për rimbursimin e vlerës së pajisjeve fiskale dhe taksimetrave për 13 bashki dhe 11 komuna. Në vendimin e publikuar në faqen zyrtare të kryeministrisë thuhet se, me propozim në ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave vendosi "kompensimin e vlerës së taksës së biznesit të vogël, të përdorur për rimbursimin e vlerës së pajisjeve fiskale e të taksimetrave për njësitë e qeverisjes vendore, konkretisht, 13 bashki dhe 11 komuna, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij". "Ky fond, në vlerën 41 765 946 lekë përballohet nga Fondi i Kontingjencës, i miratuar në buxhetin e vitit 2011", sqarohet në vendimin e qeverisë.

a.q/NOA

KOMENTE