Afganistan, 10 gusht 2011, NOA – Agjencitë ndërkombëtare të lajmeve duke iu referuar deklaratës zyrtare të NATO- s thanë sot se janë vrarë talebanët që rrëzuan helikopterin e ISAF.
Komandanti i forcave të Shteteve të Bashkuara në Afganistan, Xhon Allen, tha se kryengritësit talibanë, që e qëlluan dhe e rrëzuan helikopterin ushtarak amerikan, duke vrarë 30 ushtarë amerikanë, janë ndjekur dhe vrarë nga forcat aleate. Gjenerali Allen u tha reporterëve në Pentagon se përafërsisht në mesnatën e 8 gushtit, forcat e koalicionit i kanë vrarë kryengritësit talibanë, përgjegjës për këtë sulm. Në një deklaratë, Forca Ndërkombëtare Ndihmëse e Sigurisë (ISAF) e udhëhequr nga NATO-ja, tha se sulmi ka vrarë liderin taliban Mullah Mohibullah dhe kryengritësin, i cili ka gjuajtur më 6 gusht gjatë rrëzimit.
Tridhjetë trupa amerikane, përfshirë më tepër se 20 pjesëtarë të forcave speciale të Shteteve të Bashkuara, shtatë komandos afganë dhe një përkthyes afgan, janë vrarë të shtunën, kur helikopteri i tyre ishte qëlluar dhe rrëzuar në Provincën Vardak.
Disa prej forcave speciale kishin marrë pjesë në vrasjen e ish terroristit Osama Bin Laden.
a.q/NOA