Seul, 11 gusht, NOA- Nëse fëmijët vënë peshë, madje deri në obesitet, faji mund të jetë i infeksioneve: duke goditur veshët ato provokojnë humbjen e shijes. Si rrjedhim, fëmijët e sëmurë hanë më shumë dhe shëndoshen.
Kjo thuhet nga një studim i Universitetit Kyung Hee (Seul, Kore), drejtuar nga Dr. Ho Shin.
Studiuesit kanë punuar me 84 fëmijë (të moshës 3-7 vjeç), të shëndetshme dhe jo duke i krahasuar me ato të së njëjtës moshë që vuanin nga infeksionet e veshit.
Studimi ka treguar se fëmijët me infeksion në vesh tregonin një ndjeshmëri më të ulët përsa i përket shijes. Përveç kësaj, fëmijët me infeksion kishin një indeks të masës trupore (BMI) dhe peshë më të madhe. Sipas studiuesve koreanë, infeksioni godet duke bërë më pak të efektshëm nervat që sjellin sinjalet e shijes në tru. Si rrjedhim, fëmijët konsumojnë më shumë ushqim.
a.e./NOA