English

Izraeli ndërton koloni të reja duke pushtuar zonat palestineze

Jeruzalem, 11 Gusht 2011 NOA - Izraeli miraton ndërtimin e 1600 banesave në Jeruzalemin Lindor, por për shkak të ndërtimit të kolonive në zonat palestineze janë bllokuar prej një viti bisedimet e paqes.

Ministri i Brendshëm Izraelit, Eli Jischai deklaroi sot se e miratoi përfundimisht ndërtimin e 1600 banesave të reja në në pjesën e pushtuar të Jeruzalemit.

Kurse një zëdhënës i cituar nga radio DW deklaroi se bëhet fjalë për zonën Ramat Shlomo.

Në ditët e ardhshme, ministria do të aprovojë edhe ndërtimin e e 2600 banesave të reja në kolonitë Giwat Hamatos dhe Pisgat Seew, në Jeruzalemin Lindor. Kryeministri Benjamin Netanjahu e argumentoi vazhdimin e ndërtimit të ngulimeve me argumentin, se me këtë në plan afatgjatë do të ulen çmimet e banimit.

Në Izrael, prej javësh qindra mijëra vetë protestojnë para së gjithash për qiratë e larta, për shpenzimet e larta të jetesës dhe padrejtësinë sociale.

KOMENTE