English

Ja 10 gjëra që s’duhet t’i mbani në kuletën tuaj

Tiranë, 11 Gusht 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Çfarë ju mbani në portofolin tuaj do të përcaktojë se sa ju jeni në rrezik për vjedhjet e identitetit në rast se e humbni atë.

Të gjithë ne sigurohemi të kemi marrë çelësat, portofolin dhe telefonin përpara se të nxjerrim kokën nga dera.

Por ndonjëherë është më mirë që disa gjëra ti lëmë në shtëpi. Sigurisht që disa artikuj janë absolutisht të pazëvendësueshëm e duhen marrë patjetër, por disa të tjerë përbëjnë rrezik për identitetit tuaj.

Maria Lin, kryeredaktore në Learnwest thotë: “Këtu janë 10 gjëra që ekspertët sugjerojnë që më mirë t’i mbani në shtëpi:

Pasaporta

Nëse ju jeni duke udhëtuar sigurisht që nuk mund të niseni pa pasaportën tuaj, por pas udhëtimi, lëreni më mirë atë në hotelin tuaj.

Kur ju jeni jashtë shtetit bëjini një fotokopje pasaportës dhe patentës tuaj që ta keni me vete për identifikim.

Nëse humbni pasaportën tuaj në një vend të huaj është një makth i vërtetë.

Nëse pasaporta bie në dorënjë të huaji është në rrezik vjedhja e identitetit tuaj.

Kodet, pasword-et

Zakonisht numrat Kode janë vetëm 4 shifrorë. Nëse ju ruani fjalëkalimin në mendjen tuaj, ju sapo keni fitur titullin e një hajduti të talentuar në jetën tuaj. Nëse nuk jeni të mirë në memorie, ruajeni Kodin në një vend të sigurt në celularin tuaj, por asnjëherë mos e mbani atë në kuletë.

Një celular pa mbrojtje

Sot shumë njerëz mbajnë celularë të mençur, që i lejojnë personat të drejtohen në llogaritë e tyre bankare, në qendrat shëndetësore por dhe në vende të tjera.

Edhe nëqoftëse celulari juaj hap adresën e email-it, hajduti në çdo rast do ta ketë të lehtë të gjejë fjalëkalimet apo adresat tuaja personale.

Mendoni për të gjitha gjërat që ju keni në celularin tuaj, duhet t’i keni të mbrojtura.

Bllok çeqesh

Blloku i çekut tuaj është tepër i rrezikshëm pasi ai përmban numrin tuaj të llogarisë bankare, adresën dhe nënshkrimin tuaj.

Nëse ju e dini se do t’ju duhet të nënshkruani një kontroll atë ditë, merreni atë me vete, por mos e bëni zakon ta keni atë rreth jush gjatë gjithë kohës.

Në këtë mënyrë, ju thjesht do të parandaloni aftësitë e dikujt të shkruajnë rreth çeqeve tuaja dhe t’i arkëtojnë ato.

Karta e kreditit

Shumë njerëz preferojnë ta mbajnë kartën e tyre të kreditit në portofol, por kjo do të thotë se në rast të humbjes, ju duhet të prisni disa kohë dhe të rrini pa të derisa të merrni një zëvendësuese.

Sigurohuni gjithashtu që të mbani një fotokopje të kartës suaj nga ana e përparme dhe e pasme në shtëpinë tuaj.

Shumë para cash

Është mirë që të keni të holla me vete në raste emergjente, por nuk është e nevojshme mbajtja e tyre në sasi të madhe, pasi ju do të pësoni një goditje të vërtetë në rast humbjeje.

Rekomandohet të mbani me vete aq para sa ju duhen në ditë.

Çertifikata

Shumë njerëz i mbajnë certifikatat e tyre duke menduar se janë tepër të kujdesshëm dhe të vëmendshëm në ruajtjen e tyre, por gjëra e parë që mund të bëjë një person në gjetjen e saj është ta përdorë atë për interesat vetjake.

Mundohuni t’i lini ato në shtëpi dhe ti merrni me vete vetëm kur jeni me vetëdije se do t’ju duhen.

Bizhuteri apo USB

Kjo mund të tingëllojë si një budallallëk, por nëse ju keni ndryshuar vathët tuaj nga një takim zyrtar në një tjetër, ekziston mundësia që ju ti hidhni poshtë apo ti harroni.

Pajisjet USB mund të jenë një alarm i keq për hajdutët sidomos nëse ato përmbajnë të dhëna konfidenciale.

Faturat

Ndonjëherë ato mund të kenë informacione të kartës tuaj të kreditit ose nënshkrimin tuaj, të cilat mund të krijojnë shumë dëme.

Gjithashtu nëse ju keni blerë diçka në vlerë të madhe, ju duhet ta ruani atë në formën e garancisë.

Krijoni një zakon t’i vendosni faturat tuaja në një vend të caktuar, sesa ti merrni ato me vete.

Karta sociale e sigurimit

“ Ju e mbani atë sepse mendoni se keni nevojë për një burim të identitetit tuaj, por ditët e sotme vërtet nuk ju nevojitet.- thotë Maria Lin, kryeredaktore në Learnwest. Nëse karta juaj e sigurimeve shëndetësore mbërrin në duar të gabuara, dikush mund të hapë një kartë krediti, mund të aplikojë për kredi apo mund edhe të blejë një makinë vetëm me informacionin që gjen.

Janë vetëm 9 shifra, mësojini ato përmendësh.

a.k/e.t/NOA

KOMENTE