English

Jugu i Shqipërisë “mbulohet” nga zjarret, banorët e fshatrave, vullnetarë

E enjte 11 gusht 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Disa rajone në vend janë përfshirë nga flakët sot pasdite. Korrespondentët e agjencisë NOA raportojnë se në Gjirokastër, Vlorë e Lushnje, Sarandë dhe Tepelenë janë aktivizuar disa vatra zjarri, të cilat po favorizohen edhe nga era.

Kështu, në Vlorë, zjarri ka përfshirë ullishtet në Tragjas dhe Shashicë, ku banorët janë mobilizuar për shuarjen e flakëve.

Në dy fshatra të rrethit të Gjirkastrës, përkatësisht në Zervat dhe Bodrishtë ka rënë zjarr në tokat bujqësore, ndërsa flakët janë hapur me shpejtësi si pasojë e erës së fortë. Në total në rrethin e Gjirokastrës sot u raportua për rreth 8 vatra zjarri

Edhe paraditen e sotme një zjarr i fuqishë përfshiu kodrat e Ardenicës në Lushnje, çka shkaktoi jo pak dëme.

Një zjarr i papritur ka rënë edhe pranë zonës së Maternitetit të Ri, në kryeqytet. Zjarrëfikëset kanë shkuar në vendin e ngjarjes për shuarjen e tij. Gjatë ditës së sotme ministri i brendshëm, Bujar Nishani në një takim të posacëm ka porositur uniformat blu por edhe zjarrfikësit të tregohen vigjilentë për situatën, e cila shfaqt çdo vit kryesisht në muajt korrik dhe gusht.

a.q/NOA

KOMENTE