English

Kalvar udhëtimesh deri në Greqi, kosovari trafikon 150 mijë euro kokainë

Athinë, 11 Gusht 2011 NOA/ Nikos Samaras – Nga Italia në Greqi, me një kilogramë e gjysmë kokainë. “Operacioni” i gjatë trafikantit ka ecur mirë deri në njëfarë vendi por në fund kur priste të shijonte dhe “të korrat” është kapur “mat”.

Protagonist i ngjarjes është një shqiptar nga Kosova dhe një i dytë nga Durrësi, që të dy emigrantë përkatësisht në Angli dhe Itali.

Burime zyrtare nga Policia e Atikës i thanë agjencisë NOA se kanë arrestuar një kosovar 30 vjeçar i cili u gjet me 1.5 kg kokainë të pastër (në foto) e cila në tregun e zi kap shifrën e të paktën 150 mijë eurove.

Burimet policore i thanë agjencisë NOA se skuadra antidrogë e zbuloi të riun kosovar ditën e djeshme në një anije në portin e patra, pas udhëtimit që kishte nisur nga Ankona e Italisë.

Jorgos Papadhopulos, (në foto) shef i sektorit Antidrogë në Policinë e Atikës, tha për agjencinë NOA se droga e fortë ishte fshehur në pjesën e poshtme të një makine tip xhip e markës “Mitsubishi”. Kosovari me pasaportë angleze, u zbulua se kishte ndjekur itinerar të gjatë për të kryer trafikun e kokainës.

Në fund të muajit korrik ai kishte udhëtuar me avion nga Londra në Tiranë.

Më tej për të realizuar trafikun e kokainës ishte lidhur me një shqiptar, që jeton në Piza të Italisë. Ky i fundit kishte mbërritur në Tiranë dhe atje u takuan për të nisur një udhëtim të përbashkët nga Durrësi në Bari.

Më tej, kanë shkuar në Ankona dhe kanë marrë rrugën për në Patra ku edhe mbërritën, por u zbuluan të fshihnin kokainë në xhipin e tyre me targa angleze.

n.s/e.t/NOA

KOMENTE