Tiranë, 11 Gusht 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Çelësi për të humbur peshë mund të jetë aq i thjeshtë sa juve të ndiheni thjesht dhe vetëm të relaksuar.
Studimet kanë gjetur një gen që na bën neve të konsumojmë ushqime të yndyrshme dhe të ëmbla kur ndodhemi nën presionin e një stresi.
“Geni i rehatshëm” ka qenë i lidhur edhe me diabetin e tipit të 2, që shfaqet përgjithësisht në moshën e mesme.
Por duke gjetur kohë për tu çlodhur mund të na japë fuqinë e mirë.
Studjuesi, Dr Alon Chen, u mundua të zbulojë pse shumica e njerëzve drejtohen të kapin një biskotë, kur ndodhen nën presionin e një stresi të mundshëm.
Në studimet e tij të bëra me minj, ai zbuloi një gjen i cili përmbante një proteinë të quajtur Ucn3 në kohë stresi.
Prodhuar në tru, proteina ka efekte të thella në të gjithë trupin duke prekur kështu zemrën, muskujt, mëlçinë dhe pankreasin.
Ajo ndikon në rritjen e oreksit, duke e bërë trupin të ndihet aq i plotë sikur është duke përdorur insulinë, një hormon i rëndësishëm në përpunimin e sheqerit në gjak.
Minjtë në studim, që kishin më shumë proteinë Ucn3 filluan të shfaqnin shenjat e para të diabetit.
Gjithashtu Unc3 duket se shkaktoi edhe një shije për ushqimet yndyrore, duke kërkuar kështu sigurim të trupit dhe trurit me karburant ekstra, kur ndodheshin nën stres.
Kur sistemi është i aktivizuar nga streset e përditshme dhe presionet e vazhdueshme, njerëzit priren të shëndoshen ose të sëmuren.
Studimet kanë treguar se dy te tretat e njerëzve në Britaninë e Madhe mbartin gjene të cilat shkaktojnë kërkimin e ushqimeve të yndyrshme dhe sheqernave.
Mjekët pohojnë se njerëzit me të meta gjenetike hanë 100 kalori më shumë se ç’duhet në çdo vakt.
a.k/e.t/NOA