Skënderaj, 11 gusht - Serbët kanë bllokuar rrugën edhe në zonën malore ku ndahen komuna e Zubin Potokut me komunën e Skenderajt, njofton RTK.
Në malet e Dubeçakut, që njihet si rezervat i shtazëve të egra, njerëz qe kanë kaluar aty pari, kanë vërejtur se rruga malore është e bllokuar me lisa të mëdhenj. Ajo rrugë është frekuentuar kryesisht nga pjesëtarë të KFOR-it. Afër bllokadës, janë vërejtur gëzhoja të plumbave. Këtë lajm e ka pohuar edhe zyrtarë të drejtorisë për menaxhimin e kullosave në komunën e Skenderajt. Ata i kanë thënë korrespondentit të Radio Kosovës, se rruga është e bllokuar deri në 600 metra larg ish shtëpisë së gjuetisë.
a.q/NOA/RTK