Sarandë, 11 gusht 2011, NOA - Seksioni i Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xhemal Ramazan Kullaj, vjeç 53, banues në Bordo-Francë, i cili ka qenë i shoqëruar nga familjarë të tij.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është i dyshuar për vrasjen nga pakujdesia të shtetasit:
Kostandinos Karadimas, vjeç 79, banues në Lamija, Greqi i cili ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
Ngjarja ka ndodhur më datë 10.08.2011 rreth orës 19:00 në parkingun e Hotel “Olimpia” në lagjen nr.1 në Sarandë, ku të dy shtetasit ishin rezidentë. Ata kanë qenë duke parkuar automjetet e tyre, përkatësisht automjetin tip Nisan me targa greke MIB 3235 shtetasi Kostandinos Karadhimas dhe automjetin tip Peugeot 407 AK 244 TG shtetasi Xhemal Kullai. Për një problem parkimi dhe në bisedë e sipër kur bashkëshortja e Kostandinit po rregullonte parkimin e mjetit të saj, ky shtetas ka rënë në tokë pa ndjenja. Ai është transportuar menjëherë për në spitalin e Sarandës ku ka vdekur.
a.q/NOA