Estoni, 11 gusht 2011, NOA/Albana Qehajaj - Mediat estoneze raportuan pak minuta më parë se në ministrinë e mbrojtjes së Estonisë janë dëgjuar të shtëna armësh si edhe një shpërthim.
Siç raporton edhe agjencia italiane e lajmeve ANSA, në kryeqytetin e vendit, Talin, ka trazira në ministrinë e mbrojtjes ku janë marrë peng dy persona. Ndërkohë që, konfirmohet se një femër është plagosur gjatë të shtënave dhe shpërthimit brenda një prej ministrive më të fuqishme të qeverisë estoneze. Forcat speciale të cilat kanë rrethuar ministrinë kane evakuar menjëherë punonjësit e saj. Konfirmohet se vetëm pak minuta më parë është arrestuar sulmuesi i ministrisë së mbrojtjes.
a.q/NOA