English

ACR reagon për takimin me minatorët: Do të hartohet memorandum mirëkuptimi

Tiranë, 12 gusht 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Kompania e cila ka marrë me koncesion minierën e Bulqizës ka reaguar pas takimit me përfaqësinë e minatorëve të ngujuar prej 19 ditësh. Në deklaratën zyrtare, administratori Giga Bedineishvili thekson se në takim u diskutua rreth situatës së krijuar si pasojë e grevës si dhe për të biseduar për problemet tona të përbashkëta.

“Ishte një takim pozitiv, më në fund arritëm të uleshim së bashku me minatorët pa pjesmarrjen dhe ndërhyrjen e njerëzve jashtë kompanisë dhe mund të them se kemi ecur përpara. Ne informuam minatorët se ACR tashmë ka plotësuar kërkesat e tyre për rritjen e pagës 20%, përmirësimin e mëtejshëm të kushteve të punës si dhe transparencë të plotë të investimeve në minierën e Bulqizës”, thuhet në deklaratë.

Në përfundim të takimit u ra dakord që ACR do të hartojë sa më shpejt të jetë e mundur memorandumin e mirëkuptimit të cilin do të ua dërgojë menjëherë minatorëve.

a.q/NOA

KOMENTE