Aleanca Kuq e Zi, tha sot se ka ndjekur me shqetësim të thellë gjendjen e rënduar të minatorëve të ngujuar në galeritë e minierës së Bulqizës, e cila hyri sot në ditën e 19-të të saj.
Duke marrë shkas nga gjendja tejet e rënduar shëndetësore dhe nga mosgjetja e zgjidhjes për plotësimin e kërkesave të tyre, AK i bën apel shtetit shqiptar të mbështesë me çdo kusht minatorët dhe të garantojë plotësimin e të drejtave të tyre.