Kompania teknologjike, Apple, ia ka kaluar kompanisë multinacionale të naftës dhe gazit, Exxon Mobil, dhe është bëtë ndërmarrja me vlerën më të madhe në botë.
Kompania Apple, me seli në Shtetet e Bashkuara, dje në bursat në Nju Jork, e kishte vlerën prej 337 miliarda dollarësh, duke ia kaluar ndërmarrjes Exxon Mobil, e cila e ka vlerën 331 miliardë dollarë.
Një aksion i kompanisë Apple e kishte vlerën 363 dollarë, që ishte vlera më e madhe e një aksioni në krahasim me atë të ndërmarrjeve të tjera, raporton RFE. Prej vitit 2005, Exxon Mobil, me seli në SHBA, radhitej e para në listën e kompanive me vlerën më të madhe.
Të ardhurat e firmës Apple janë rritur viteve të fundit për shkak të forcimit të prodhimeve të saj iPod, iPhone dhe pajisjet e tjera elektronike, që kërkohen në gjithë botën.